Sapun Natyral me Kungull

    Sapun Natyral me Kungull

    Lek 350.00
      PERSHKRIMI

      Pastron dhe rigjeneron lëkurën me fuqinë që merr nga kungulli, i cila është jashtëzakonisht i pasur me vitaminë A dhe Beta Karotinë.

      Ndihmon në heqjen e rrudhave, zbut lëkurën, jep shkëlqim dhe ndihmon lëkurën të fitojë një strukturë kremoze. Duhet të përmendim gjithashtu se ky ushqim i ëmbël përmban kalium, zink, hekur, bakër, kalcium dhe magnez. 

      Vepron si një antibakterial, i sigurt për aknet, alergjitë dhe lëkurën e prirur për ekzemë, duke larguar aromat e padëshiruara. I pasur me acide yndyrore Omega 3 dhe Omega 6 si dhe vitamina A, C dhe E dhe zink, vaji i farave të kungullit ndihmon në luftimin e lëkurës së thatë dhe riparon lëkurën e dëmtuar. Vaji ushqyes dhe zbutës i farave të kungullit përfshin gjithashtu shumë acide yndyrore që rregullojnë prodhimin e sebumit (vajit të lëkurës). Prandaj ofron përfitime për lëkurën e thatë si dhe për lëkurë të yndyrshme me tendencë akneike. Në të njëjtën kohë, parandalon rënien e flokëve, forcon gjëndrat e skalpit, jep shkëlqim dhe butësi.

      Përdorimi:

       Lani fytyrën duke e pastruar me sapunin me kungull, lëreni në formën e një maske për 2-3 minuta, dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

      Nëse dëshironi ta përdorni gjatë banjës, shkumojeni me ujë dhe aplikojeni në të gjithë trupin dhe flokët. Prisni për një kohë dhe  shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

      Nuk përmban substanca të dëmshme për shëndetin e njeriut si SLS, SLES dhe paraben. Produkti nuk është testuar në kafshë.

      REVIEWS / VLERESIME NGA KLIENTET

      PRODUKTE TE NGJASHME

      Kthehu ne fillim