Kontakt: +355 67 60 60 891
  • Sete Makeupi ne ULJE
  • Produktet UMF -40% ULJE
Kontur
Kontur
Kontur

Kontur

Lek 1,300.00 Lek 780.00
    PERSHKRIMI

    Konturimi i fytyrës duket diçka shumë e vështirë, por në fakt nuk është,.Konturimi do ta bëjë pamjen tuaj të duket më  elegante. Po iu tregojmë disa prej teknikave që do t` ju ndihmojnë të realizoni konturin e dëshiruar.

    Për t`i bërë mollëzat të duken edhe më të theksuara bëni një vijë me pudër konturimi, duke filluar nga veshi në drejtim të mollëzës. Kini kujdes që vija e konturit të mos jetë shumë lart në mënyrë që mollëza të mund të theksohet dhe jo të na japë efektin e kundërt.

    Theksoni nofullën dhe përhapeni me lëvizje rrethore drejt mjekrës.

    Një pamje natyrale e konturit kërkon përzierje dhe përhapje të mirë të produktit në fytyrë. Që konturi të duket sa më natyral përhapeni pudrën poshtë mjekrës dhe vazhdoni drejt qafës

    Është e rëndësishme të bëni të njëjtën gjë edhe me ballin. Konturoni ballin duke vazhduar drejt vijës së flokëve.

    Duke përdorur një furçë më të vogël konturoni hundën. Bëni nga një vijë në të dyja anët e hundës dhe përhapeni mirë deri te maja e saj. Më pas shkoni përsëri lart drejt vetullave deri sa të arrini efektin e dëshiruar, në varësi të formës së hundës tuaj.


    Produkte te ngjashme

    Kthehu ne fillim