Krem për Lëkurën me Vaj Bajamesh

    Krem për Lëkurën me Vaj Bajamesh

    Lek 800.00
      PERSHKRIMI

      Lëreni lëkurën tuaj të hidratohet dhe qetësohet thellësisht me vetitë e larta ushqyese të kremit së lëkurës me vaj bajamesh të Thalia Natural Beauty!

      Vaji i bajames, i prodhuar nga shtypja e farave të pemëve së bajames, është një produkt i mrekullueshëm që ofron përfitime të shumta për lëkurën duke qënë se është i pasur me vitamina A, B dhe posaçërisht E. 

      Në momentin që aplikohet, lëkura juaj fiton nje hidratim dhe shkëlqim të dukshëm. Ndërkohë, ajo rinovon qelizat e lëkurës dhe i jep një pamje më të re. Ndihmon në eliminimin e infeksioneve të lëkurës si puçrrat, ekzemën, psoriazën dhe djegiet. Vaji i bajames ka gjithashtu aftësinë për të hequr rrathet e erret poshtë syve. Ai gjithashtu luan një rol në zvogëlimin e strijave që ndodhin gjatë shtatëzënësisë. Krijuar në Laboratorin e Kozmetikës Akten, 100 përqind natyrale dhe 100 përqind innovative, kremi i lëkurës me vaj bajame është ideal për lëkurë të ndjeshme dhe të thatë me strukturën e saj të imët dhe të lehtë. Thithet shpejt dhe ekuilibron nivelin e hidratimit të lëkurës. Nuk përmban paraben dhe parafinë që mund ti japin probleme shëndetësore.   

      Përdorimi: 

      Vendosni kremin në lëkurën tuaj me prekje të lehta. Ju mund ta përdorni me lehtësi këtë produkt si pjesë të rutinës së përditshme të kujdesit për lëkurën kur filloni ditën, pas dushit dhe banjës së diellit ose sa herë që keni nevojë për të. 

      Nuk përmban substanca të dëmshme për shëndetin e njeriut si SLS, SLES dhe paraben. Produkti nuk është testuar në kafshë

      REVIEWS / VLERESIME NGA KLIENTET

      PRODUKTE TE NGJASHME

      Kthehu ne fillim