Kontakt: +355 67 60 60 891
  • Sete Makeupi ne ULJE
  • Produktet UMF -40% ULJE

Si të përcaktosh llojin e lëkurës së fytyrës

on December 28, 2019
Hapi me i rendesishem I kujdesit te lekures se fytyres vjen duke kuptuar specifikisht llojin e lekures dhe sesi adaptohet ne situate specifike ose sezoni. Lekura eshte organi me I madhe I trupit, aq komplekse dhe inteligjente si zemra juaj, mushkerite, veshka dhe organet e tjera vitale. Duke perdorur pastrues dhe trajtime shume te ashpra edhe nqse jane te rekomanduara per vajin e teper, mund t'i dergoje sinjale lekures qe ne te vertete me shume vaj nevojitet.
Anasjelltas, aplikimi I hidratuesve qe jane shume te trashe apo shume te rende mund te rezultoj ne uljen e prodhimit te vajit natyral, duke rezultuar ne lekure akoma me te thate. Te marresh kohen per te mesuar nevojat specifike te lekures suaj do te ndihmoje të zgjedhesh opsionin e duhur qe do te balancoje lekuren, duke rezultuar ne nje fytyre me te shendetshme dhe me radiante.
Cdo njeri ka lekure unike, por ka disa lloje lekurash qe jane me te shpeshta, qe te ndihmojne te identifikosh te cila kategori pershtatet me shume lloji I lekures suaj. Tre llojet me kryesore te lekures jane zakonisht te referuara si E Yndyrshme, Normale/E Kombinuar dhe E Thate. Me poshte do te prezantojme dy menyra te thjeshta sesi mund ta percaktojme llojin e lekures ne shtepi:
1. METODA E FYTYRES SE ZHVESHUR
Pastroje te gjithe fytyren me nje pastrues te bute dhe thaje butesisht. Leje lekure pa asnje product (mos apliko as nje hidratues, serum apo trajtim). Mbas 30 minutave, ekzaminoni faqet, mjekren, hunden dhe ballin per ndonje shkelqim. Mbas 30 minutave te tjera, percaktoje nqse lekura juaj ndihet e thate, sidomos kur ju qeshni ose beni ndonje shprehje faciale tjeter. Nqse lekura juaj ndihet e terhequr, eshte me shume e mundur qe te keni lekure te thate. Nqse shikoni sadopak shkelqim ne pjesen e hundes dhe te ballit, eshte me shume e mundur qe te keni lekure normale/e kombinuar. Nqse ka shkelqim ne faqet tuaja po ashtu edhe ne ball dhe ne hunde, eshte me e mundur qe te keni lekure te yndyrshme.

2. METODA E LETRES
Kjo metode eshte shume me e shpejt dhe shpesh nje diferencues i shkelqyer midis llojit te lekures e yndyrshme dhe e thate. Butesisht vendos nje leter ne vende te ndryshme te fytyres suaj. Ngreje letren lart ne drite qe te percaktosht sesa vaj eshte I dukshem. Nqse letra ka thither pak gati fare vaj, eshte me e mundshme qe te keni lekure te thate. Nqse letra tregon vaj nga zona e ballit dhe e hundes, lekura juaj eshte normale/e kombinuar. Se fundmi, nqse letra eshte e ngopur ne vaj, eshte me e mundshme qe te keni lekure te yndyrshme.


Kthehu ne fillim