Si të arrijmë vetullat perfekte në 7 hapa

on January 03, 2020
Edhe pse femrat i kane “vizatuar” dhe stiluar vetullat e tyre qe ne  vitet e hershme, asnjehere  s'kanë qene kaq te rendesishme sa janë tani. Por sekreti i te berit e vetullave erfekte, eshte vetem aq, nje sekret. Gjithashtu edhe aftesi. Gabimi i pare qe shume njerez bejne eshte te heqin komplet vetullat e tyre natyrale vetem per te vizatuar disa nga format me imagjinare qe ne kemi pare. Dhe pjese e trishte eshte se, vetullat nuk do te rriten ne te njejten forme qe ishin. Nqse keni njerez te rinj ne familjet tuaja ose nqse ju vet jeni aq me fat sa je akoma me vetullat natyrale, degjoni me kujdes: MOS I HIQNI KOMPLET KURRE VETULLAT! Gjithcka qe ju mund te beni eshte qe nje profesionalist t’jua rregulloje dhe ju te mbani ate forme. Por jo te gjithe kane lindur me vetulla te perkryera, prandaj ndaj disa prej nesh u duhet ndihma qe ofron mrekullia e make-up. Me poshte do ju listojme keshillat tona sesi mund te arrijme vetulla perfekte ne 7 hapa.
1. Hapi i pare: perdorni nje furce per vetulla (te ngjashme me ate te rimelit) per ti krehur vetullat ne nje forme te rregullt. Nqse deshironi te kaloni ne nje hap me tej, zhyteni furcen ne nje xhel per vetulla dhe krihini qe ti fiksoni vetullat dhe shtoni pak definicion.
2. Hapi i dyte: perdorni nje laps, eshte e preferueshme ne ngjyre kafe sepse e zeza eshte shume e forte, per te nenvizuar formen e deshiruar. Nqse ju keni vetulla, duhet te ndiqni formen natyrale te tyre. Nqse nuk keni vetulla, ose do duhet te jeni mire ne vizatim ose do ju duhet nje model. Nqse do ndiqni formen natyrale te vetulles, vetem fokusohuni ne definimin e fillimit ne brendesi dhe jashte te vetulles te cilen do e mbushni ne hapat me tej. Nqse do te krijoni vetulla qe nga fillimi, ju sugjerojme qe te perdorni nje furce te vogel per te krijuar formen e deshiruar perpara se te nenvizoni formen.
3. Hapi i trete: per kete hap do t’ju duhet nje furce me maje te sheshte dhe pigment me ngjyre pluhur per vetulla. Ju pastaj thjesht duhet te mbushni boshlliqet midis vizave.
4. Hapi i katert: per kete hap do t’ju duhet nje furce tjeter me maje te sheshte. Do e zhysni furcen shume pak ne korrektor dhe te nenvijezoni vetullat me te. Mos u shqetesoni nqse korrektori duket, do e sfumoni ne hapat me tej,
5. Hapi i peste: sfumoni vetem vizat e korrektorit. Beni kujdes te mos fshini vetullat. Ju mund te perdorni sfungjer ne forme veze per te bere kete.
6. Hapi i gjashte: do t’ju duhet nje ndricues (qe eshte si nje puder e hapur) per kete hap dhe do t’ju duhet nje furce ne forme gjysem hene per poshte harkut te vetulles dhe sfumojeni.
7. Hapi i shtate: se fundmi do t’ju duhet te hapni ngjyren ne brendesi te fillimi te vetulles qe te krijohet nje efekt zhdukes duke perdorur furcen e vetullave qe e perdorim ne fillimi. Mos harroni ta merrni me ngadale dhe te kaloni nga hapi ne hap qe te mos t’ju duhet te nisni nga fillimi nqse e beni rremuje.
Kthehu ne fillim