Kremi me faktor mbrojtës, zgjidhja për një lëkurë të shëndetshme

on January 25, 2021

Bronzea, një linjë produktesh italiane për kujdesin nga dielli, të prodhuara posaçërisht për ekspozimin në diell dhe mbrojtjen nga rrezet UV. Kjo linjë përfshin kremra dielli të gjeneratës së fundit, që mbrojnë nga efektet e dëmshme të diellit (prodhimi i radikaleve të lira, dëmtimi i fibrave të kolagjenit, shfaqja e rrudhave dhe njollave), nxirës për lëkurën, që garantojnë një ngjyrë bronzi uniforme dhe që zgjat.

Filozofia e brand-it qendron në krijimin e produkteve që japin ndjesi komforti dhe rehatie që zgjat, si një përqafim me çdo formulë të re që krijohet.

Të gjitha produktet e Bronzea kalojnë në kontrolle rutinë strikte, për të siguruar cilësinë më të lartë.

Disa nga certifikatat e kompanisë:

  • Vegan Okçertifikata e parë italiane për produktet vegane. Të gjithë pjesëtarët e stafit janë veganë, të cilët sigurohen që të ndërmarrin zgjedhje etike. Kjo certifikatë siguron që nuk është përdorur asnjë ingredient me origjinë nga kafshët.
  • NATRUE – Kjo është një organizatë jo-fitimprurëse në Bruksel, e cila promovon dhe mbron kozmetikën natyrale dhe organike në të gjithë botën. Kjo certifikatë siguron cilësi maksimale të produkteve dhe kontroll strikt.
  • CCPB – Një çertifikatë që siguron se produktet janë pro mjedisit dhe natyrës.
  • Nikel Tested – Kjo çertifikatë garanton që produktet mund të përmbajnë më pak se 0.00001% nikel, sasi e lejuar dermatologjikisht. Produkti mund të përdoret edhe nga lëkurat më sensitive.
Kthehu ne fillim