Kontakt: +355 67 60 60 891
  • Sete Makeupi ne ULJE
  • Produktet UMF -40% ULJE

Kremi BB vs. Fondatina: cila është më e mirë për lëkurën tuaj?

on December 09, 2019
Nqse do flasim per makeup-in eshte e qarte qe jemi duke jetuar ne kohen e arte te bazes se makeup-it. Ka produkt per cdo lloj tipi lekure, nga e yndryshme ne te thate dhe ne te maturuar, per te mos permendur perfundimet e tyre-mat, me shkelqim. Ne fakt shumellojshmeria e disponueshme eshte kaq e gjere, saqe mund te jete pak e tepruar. Por mos u shqetesoni, e keni mburojen. Le ti ndajme ne tre kategorite me te populluara: Kremi BB, Kremi CC dhe Fondatina.
1. Cfare eshte kremi BB?
Nuk eshte me e reja ne sportelin e bukurise, kremi BB ka provuar se eshte nje konkurrent I forte ne kategorine e produkteve baze te makeup-it. Produkt qe i permban te gjitha ne nje, makeup, krem kujdesi per lekuren, mbrojtje nga dielli, pretendon qe i ka te gjitha nevojat e bukurise: zhduk skuqjen, e hidraton, krijon nje teksture natyrale, e mbron lekuren dhe e mbulon. Kremrat BB kane nje game nga vetem krem me ngjyre deri ne mbulim mesatar. Kremrat BB kane shtuar edhe benefitin per te ndihmuar lekuren qe eshte e prirur per akne. Nje ceshtje me rendesi me BB eshte se vijne ne tre ngjyra, te hapur, mesatare dhe te erret dhe kane mungese diversiteti. Nqse nuk gjeni ngjyren qe ju pershtat per ngjyren e lekures suaj, me mire provoni kremrat BB me mbulim te lehte.
2. Cfare eshte fondatina?
Fondatina eshte ajo qe artistet e makeupit perdorin me se shumti qe duan te krijojne nje siperfaqe te perkryer dhe te kene lekure te mbuluar mire. Nqse deshironi dicka qe t’ju zgjas gjithe diten dhe t’ju japi nje lekure te perkryer, fondatina eshte zgjedhja e duhur. Me pas, sigurisht, eshte gama e ngjyrave. Ndryshe nga kremrat BB, per fondatinen nuk eshte e jashtezakonshme te vijne ne shumellojshmeri ngjyra lekurash. Dhe nqse do perdorni fondatine me mbulim mesatar ose te plote, ju duhet patjeter ta pershtasni me ngjyren e lekures.
3. Cfare eshte kremi CC?
Ashtu si edhe kremi BB, kremi CC (color correcting-korrigjim ngjyrash) eshte gjithashtu produkt qe I ka te gjitha ne nje, qe pretendon te ndihmoj ne uljen e skuqjes, te ngjyrave te erreta dhe te ngjyrave te zbehta. Sfumon kujdesin e lekures me vetite e shperndarjes se drites per te dhene nje siperfaqe me te lemuar, por nuk te jep mbulimin qe te jep kremi BB.

Si te aplikoni kremin BB & CC?
Kremrat BB dhe CC jane kohe-ruajtes ne mengjes dhe eshte e pamundur per ta bere rremuje. Sepse merr vendin e tre hapave te ndryshem dhe nuk keni pse te shqetesoheni te grumbulloni produktet ne te. Cdo gje qe eshte e kombinuar me mbrojtje nga dielli, ingredient per kujdesin e lekures, antioksidante dhe me mbulim te lehte, eshte ideale per nje grua te zene e cila nuk ka kohe te bej nje regjim te detajuar. Ferkoni nje sasi sa nje bizele midis duarve tuaj per ta ngrohur dhe aplikojeni ne fytyren e paster dhe kjo eshte e gjitha. Nqse deshironi ta zbukuroni dhe perdoni sfungjer ose furce per aplikimin, ne do sugjeronim ta mbani gjerat e thjeshta. Nqse keni fytyre shume te thate , perdorni nje hidratues poshte kremit BB ose CC dhe do I shtoj lekures suaj nje doze me shume hidratimi.

Si te aplikoni fondatinen?
Duke marr parasysh se shume femra e perdorin fondatinen per te mbulur pjese, si rrathet e zinj poshte syve, akneve, ngjyre lekure jo te njetrajtshme dhe imperfeksione te tjera, aplikimi duhet me behet me shume preciz. Ju mund te perdorni edhe duart tuaj, por do te perfitoni me shume mbulim nqse perdorni sfungjer ose furce. Fillo duke vendosur disa pika te fondatines ne qender te fytyres, ball, hunde, mjeker dhe filloni ne sfumoni fondatinen per jashte duket perdorur mjetin qe deshironi. Duhet te keni kujdes ne pjesen e vijes se flokeve dhe mjekres sepse duhet t’I sfumoni keto zona qe fondatina te mos duket dhe te mos jete si shtrese.
Truk tjeter: mund te perdorni fondatinen edhe si korrektor duke aplikuar nje shtrese ekstra ne zonat ku nevojitet me shume ndihme, si rrathet poshte syve, njollave dhe problemeve me pigmentimin.
Kthehu ne fillim