Kontakt: +355 67 60 60 891
  • Sete Makeupi ne ULJE
  • Produktet UMF -40% ULJE

Hiperpigmentimi, parandalimi i shfaqjes në lekurë

on December 07, 2019
Hiperpigmentimi i lekures ndodh atehere kur kemi shtim te prodhimit te melanines, e cila eshte nje situate qe mund te nxitet nga faktore te ndryshem, duke permendur predispoziten gjenetike, crregullimet hormonale, stresin dhe demtimin ne lekure, por nje nga faktoret madhore mbetet gjithnje ekspozimi ne diell. Hiperpigmentimi ne lekure, vec dukjes jo te pelqyeshme qe jep, humbjes se shkelqimit dhe vitalitetit, eshte nje nder situatat me te veshtira per t’u trajtuar, ndaj eshte shume i rendesishem parandalimi i shfaqjes se tyre. Ju sugjerojme disa prej keshillave themelore per te kuptuar me shume mbi hiperpigmentimet e lekures dhe disa masa per trajtimin dhe parandalimin e tyre. Hapi i pare eshte konsulta te mjeku dermatolog. Eshte ai qe gjen dhe ju ndihmon ne ecurine qe duhet te ndiqni. Si fillim: gjeni shkakun e hipergimentimeve. Dihet te dini se ka tri lloj hiperpigmentimesh, ndaj duhet te tregoni kujdes.
1. Melasma- ky tip hiperpigmentimi shkaktohet nga crregullimet hormonale, dhe zakonisht vihet re gjate shtatezanise. Mund te ndodh gjithashtu eshe si shkak i crregullimit te gjendres tiroide dhe efektit anesor te terapise me kontraceptiveve orale.
2. Lentigot solare- njihen gjithashtu edhe si njolla te plakjes, te cilat gjenden gati ne 90% te rasteve tek personat me moshe mbi 60 vjec, te shkaktuara nga ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet.
3. Hiperpigmentimi post-inflamator- ndodh pas patologjive te lekures si psoriasis, djegie, akne, si dhe pas disa trajtimeve specifike te lekures.
Ne dijeni te gjendjes se lekures tuaj pas kesaj njohjeje klinike, diskutojeni situaten tuaj me mjekun dermatolog dhe merrni mjekimin perkates. Sidomos ne muajt e nxehte te veres, kontrolli dhe mbrojtja duhet maksimale per shendetin e lekures tuaj. E ketu nuk behet me fjale vetem per lekuren e fytyres, por per te gjithe trupin, e cila si organi me I madh kerkon vemendje maksimale per te mos shkaktuar probleme edhe me te rrezikshme. Te nevojshem per trajtimin e hiperpigmentimeve jane preparatet me alfa hidroksi acide dhe ato me permbajtje retinoidesh, te cilat bejne eksfoliacion te lekures dhe rinim te saj.
Disa nga perberesit kane keto perberes:
• Hydrokuinone
• Acid kojic
• Acid Azelaic
• Acid mandelik
Lekure e shendetshme edhe ne kushtet e shtepise
Mjeket me te drejte informojne dhe keshillojne per perkujdesjen e lekures sidomos ne muajt e nxehte. Kremrat me faktore mbrojtes dhe ata ushqyes sipas tipit te lekures, jane gjithnje nje nevoje absolute per rinine e lekures. Dermatologet kane per detyre te na keshillojne se edhe ne kushtet e shtepise ne mundemi dhe duhet te kujdesemi per te pasur nje lekure te shendetshme. Te tille perberes te njohur per efektet e tyre depigmentuese mund te jene:
• Vaji i trendafilit
• Kastraveci ose lengu I tij
• Lengu i limonit
• Aloe vera
• Patatja
• Uthulla e molles
• Avokado
• Banana
Maska me perberes natyral ne kushte shtepie
Maskat me permbajtje limoni jane te vlefshme ne saj te vitamins C qe ai permban. Ajo njihet si antioksidanti dhe depigmentuesi me i fuqishem. Shtydhni limon te freket dhe aplikojeni ne lekure me nje pambuk. Lereni 10-15 minuta, pastaj shpelajeni me uje te bollshem. Ndiqeni kete procedure 2 here ne dite per disa muaj, derisa te shihni permiresim te dukshem. Nje menyre alternative per te perdorur limonin eshte kombinimi i lengut te tij me mjaltin per te krijuar nje lloj maske, e cila aplikohet ne lekure dhe lihet te veproje per 15 minuta, pastaj shpelahet fytyra me uje te vaket dhe te bollshem. Kjo procedure mund te perseritet nje here ne jave per disa muaj. Kujdes! Personat me lekure te ndjeshme duhet te hollojne lengun e limonit me pak uje perpara perdorimit. Merrni ne konsiderate nje procedure jo-ablative te kryer nga profesionisti, ne perputhje me lekuren tuaj dhe stinen qe kryhet:
• Peeling kimik
• IPL (intense pulsed light) terapia, e cila kryhet nga profesionist te kualifikuar
• Terapia me lazer
Parandalimi i hiperpigmentimit te metejshem:
• Limitoni kohen tuaj te ekspozimit ne diell dhe nxirjen artificiale.
• Perdorni masa te tjera mbrojtese si, kapelat e diellit dhe syzet.
• Eshte shume i rendesishem aplikimi i kremit te diellit, pavaresisht nese nuk i pelqeni eren apo teksturen.
• Merrni ne konsiderate medikamentet qe po perdorni, pasi disa prej tyre, perfshijne medikamentet me permbajtje hormonesh, mund te shkaktojne hiperpigmentime ne kohen qe ju ekspozoheni ne diell.
• Beni kujdes me trajtimet profesionale qe beni, pasi nje shkak i hiperpigmentimeve eshte edhe hiperpigmentimi post-traumatik i lekures.
Kthehu ne fillim