Asnje produkt ne shporte
Nga kombinimi i ideve të reja, parimeve dhe pasionit për të bukurën, ka lindur Eterea Cosmesi Naturale, një laborator me teknologji të lartë i kozmetikës bimore. Ky brand italian është një shkrirje mes dashurisë për natyrën, krijimit, inovacionit dhe aftësive shkencore.
Çdo produkt është plotësisht i sigurt, i përshtatshëm me çdo lëkurë dhe efektiv, duke qenë se janë prodhuar për të ruajtur mirëqenien dhe bukurinë e njeriut.
Formula “e gjelbër” dhe organike nuk përmban asnjë nga ingredientët e dëmshëm si: Paraben, Peg-Ppg, Sles-Sls, derivate të Petroleum, vazelinë dhe parafinë, Phthalates dhe ngjyryes sintetikë.
Eterea Cosmesi respekton natyrën dhe ambientin duke përdorur paketime dhe materiale 100% të riciklueshme.
Eterea Cosmesi është një brand 100% italian i cilësisë së lartë, i cili garanton efikasitet, sigurinë e produktit dhe përshtatjen me rregullat e vendosura (European Regulation 1223/2009).
Ky brand bazohet në disa parime të rëndësishme:
Eterea Cosmesi është një skuadër ekspertësh, njerëzish që duan natyrën dhe të bukurën, të cilët vazhdimisht studiojnë dhe punojnë drejt përmirësimit të brand-it dhe formulave të produkteve. Çdo ingredient është përzgjedhur me kujdes maksimal që të jenë të cilësisë më të lartë si: vajërat organikë vegjetalë, gjalpi organik, Acidi Hialuronik, mjalti organik, beta glucan, vitaminat, peptidet, dylli i bletës, ekstraktet e bimëve medicinale dhe vajërat esencialë.
Për më tepër Eterea Cosmesi ndalon rreptësisht eskperimentimin mbi kafshë.