9 Menyra si ti bejme syte te duken me te medhenj!

on October 31, 2019
  1. Te zbardhim pjesen e poshtme te syrit.

Vijezimi i pjeses se poshtme te syrit me laps ngjyre nude, eshte nje nga truket me te lehta ne fushen e bukurise. Ju mund te perdorni edhe laps te bardhe per nje diference dramatike, por eshte me e preferueshme ngjyre nude, pasi duket me natyrale dhe ka po te njejtin efekt.

  1. Ndriconi si nje profesionist

Ndricuesi jo vetem qe do u japi jete mollezave tuaja, por eshte edhe nje nga truket me te mira per te krijuar iluzionin e syrit me te madh. Perdoreni ne pjesen e kockes se vetullesh (per te ngrejtur vetullen), ne pjesen e pare e syri dhe ne mesin e qepalles se syrit.

  1. Perdorni korrektorin ne menyre strategjike

Perdorni korrekton ne pjesen e brendshme dhe te jashtme te syrit, te cilat jane zonat qe kane tendence te duken te erreta. Duke i dhene drite ketyre zonave, do krijosh iden e syrit me perpara dhe theksimin e madhesise se tyre.

  1. Ngrejini qerpiket tuaj

Te gjithe e dime se rimeli ben nje diference masive ne syte tone, por imagjino sa bombe do dukeshin me qerpiket e duhura fallco. Me qerpiket fallco eshte e rendesishme te gjesh stilin e duhur qe i shkon me se shumti formes se syrit tuaj: nqse keni sy me bisht, te futur, rrumbullak, secili ka nevoje per qerpike te ndryshem, perndryshe do te rrezikoni ti beni syte tuaj me te vegjel. Ne rast se nuk perdorni qerpiket fallco, nje rimel i mire, i kombinuar me nje kthyes qerpikesh do i zmadhoje syte tuaj menjehere.

  1. Mos harroni qerpiket e poshtem

Duke vene rimel edhe ne pjesen e qerpikeve te poshtem do e zmadhoj syrin. Per nje pamje me te bute, mund te perdorni rimel kafe, ose rimel me ngjyra te tjera nqse deshironi. Vendosja e pak peneli ne pjesen e jashte te qerpikeve te poshtem do e zgjase syrin tuaj.  Ne pjesen e jashtme te syrit perdorni hije syri kafe te lehte dhe sfumojeni per jashte, ne kete menyre syri do te duket me i gjere. Vizat e forta e bejne syrin te duket me i vogel.

  1. Jepini dimension syrit

Per cilendo nga pamjet qe deshironi te krijoni, si natyral ashtu si te rende, vendosni hije syri dhe definoni hapesiren mes kapakut te syrit dhe kockes se vetulles. Nqse jeni duke krijuar pamje natyrale, mund te perdorni ngjyre kafe te lehte midis kapakut te syrit dhe kockes se vetulles, e cila do i japi dimension syrit. Ngadale ndertoni ngjyren me nje furce te bute e te rrumbullaket, per nje makeup natyral.

  1. Kornizojeni fytyren tuaj

Vetulla te krehura mire jane esenciale per te krijuar balancen dhe harmonin e fytyres, por gjithashtu edhe per ti theksuar syte tuaj. Keshille: ne vend te historis qe vetulla duhet te shkoj per poshte gjate fundit, zgjate bishtin e vetulles per nga ana e veshit, kjo do te ndihmoje te ngrej vetullen per nje pamje me te re.

  1. Perdorni korrektor per rradhet e zinj

Syte e ndritshem jo vetem qe i bejne syte tuaj me te zgjuar, por ato i zmadhojne edhe syte tuaj. Perdorni korrektor 1 ose 2 ngjyra me te hapura. “Pjekja” poshte syrit jo vetem qe do i shtoje ndricimin por do te ndihmoj qe peneli te mos behet njolle, gjate dites. Vetem aplikoni nje sasi te madhe te nje pudre transparente poshte syve mbas korrektorin e lejeni te rri per rreth 3-5 minuta. Me pas largoje duke perdorur nje furce te dendur.

  1. Vendosni penel me bisht

Peneli me bisht  ndihmon ne krijimin e iluzionit te syrit me te madh. Nqse keni sy te vegjel eshte mire te evitoni penel te trashe ne pjesen e siperme te qepalles se syrit, sepse kjo e ben te duket me e vogel. Por vizatoni nje vije te holle siper qerpikeve duke e zgjatur penelin jashte pjeses se trete te qerpikeve per te krijuar nje vije te perthyer.

Kthehu ne fillim