Kontakt: +355 67 60 60 891
  • Sete Makeupi ne ULJE
  • Produktet UMF -40% ULJE
  • Home
  • Blogu Modastika
  • 7 këshilla për highlighterin që do të ndryshojnë fytyrën tuaj totalisht

7 këshilla për highlighterin që do të ndryshojnë fytyrën tuaj totalisht

on November 19, 2019

N.q.s ka nje rregull bukurie qe ndjekim te gjithe, eshte se kurre nuk teprohet me highlighterin. Realisht, ne nuk e perdorim ndricuesin vetem tek mollezat, por e perdorim gjithandej, mbi buzet tona, te syte dhe ne trupin tone. Eshte arma sekrete dhe kur aplikohet ne menyre strategike, highlighteri mund te transformoje totalisht fytyren tuaj dhe e gjitha kjo duke ndjekur keto hapa.

1. Krijoni shtresa me ngjyra dhe tekstura te ndryshme highlighteri.
Perpara se te kalojme te keshillat, te sqarojme gjerat baze: ngjyrat dhe teksturat. Ka tre tekstura te zakonshme: krem, pluhur dhe likuid dhe secila nga keto kane perfundime disi te ndryshme. Highlighter kremoz dhe likuid jane me te bute dhe kane perfundim me natyral krahasuar me pluhurin, i cila ka tendencen te jete me intensive. Per te patur highlighter me dramatik, perdorni fillimisht highlighter me formule kremoze ose likuide, me pas shtoni nje shtrese tjeter siper me highlighter me formule pluhuri duke perdorur nje furçe te gjere. Kur zgjidhni ngjyren e highlighterit, zgjidhni nje qe te jete nga 2-4 ngjyra me te hapura se ngjyra e fondatines. Nqs keni lekure me ngjyre te hapur, highlighteri me nuance roze do t’ju shkonte shume dhe per ngjyrat e lekures me te erret, me highlighter me nuance te arte do dukeni shkeqyeshem!

2. Perzieni highlighterin me fondatinen
Per ta kthyer fondatinen me perfundim mat, ne shkelqim, perzieni pak highlighter ne formule kremoze ose likuid, kjo do e beje lekuren te duket radiante. Ne pjesen e mbrapme te dores, shtoni pak highlighter likuid dhe perziejeni me fondatinen tuaj. Pasi e keni perzier aplikojeni fondatinen si rregullisht.

3. Perdorni highlighterin per t'i bere syte tuaj te duken me te medhenj
Per te bere syte tuaj te duken me te medhenj dhe me terheqes, aplikoni highlighter pluhur te hapur ne pjesen e brendshme te syrit, afer kanalit te lotit. Ju gjithashtu mund te shtoni pak ne qender te kapakut te syrit. Se fundmi aplikoni highlighter ne kocken e vetulles, per te krijuar iluzionin e nje vetulle te ngritur.

4. Krijoni pluhurin fiksues highlighter vete
Pse te fiksoni makeup-in tuaj me fiksues pluhur te zakonshem, kur mund te krijoni tuajen per ti dhene vetes shkelqim? Duke marre pak highlighter pluhur dhe duke e kombinuar me pak pluhur fiksues, ju do te krijoni nje pluhur fiksues me ndricim. Perzieni pluhurat bashke dhe vendoseni ne fytyren per te fiksuar fondatinen ashtu sic do benit zakonisht.

5. Perzieni highlighterin tuaj me fiksuesin spray
Nje nga truket me te pelqyera eshte perzierja e highlighterit me fiksuesin spray. Rezultati perfundimtar? Lekura juaj do te duket e shkelqyeshme dhe do te rrije ashtu gjate gjithe dites. Filloni duke sprucuar nga fiksuesi spray ne sfungjer dhe me pas vendoseni ne highlighterin kremoz. Ngjeshni sfungjerin e perzier ne te gjithe fytyren duke filluar nga zonat ku zakonisht e vendosni highlighterin dhe me pas kaloni ne pjesen tjeter te fytyres dhe kjo do jape ndricim me te madh.

6. Perdorni highlighterin ne pjesen e siperme te buzes
Duke shtuar ndricim ne mesin e pjeses se siperme te buzes ju do te krijoni nje ngritje te lehte te buzes dhe do duket me e plote. Highlighteri me nuance shampanje do ishte nje ide e mire dhe aplikojeni me gisht ose me furce te vogel. Ju gjithashtu mund te shkoni pak ne mes te pjeses se poshte per ta bere te duket akoma me e plote.

7. Perdorni highlighterin ne te gjithe trupin
Sic e thame edhe ne fillim, ne nuk e limitojme veten. Ne aplikojne highlighter ne te gjithe trupin. Ne perditshmeri, e aplikojme ne pjesen e shpatullave dhe ne pjesen e dekoltese per te arritur shkelqimin e nxirjes nga dielli. Por ne raste, perziejeni me locionin e trupit nje sasi te vogel te highlighterit ne formule likuidi ose pluhuri.

Kthehu ne fillim