Kontakt: +355 67 60 60 891
  • Sete Makeupi ne ULJE
  • Produktet UMF -40% ULJE

21 keshilla per kujdes me te mire te lekures

on November 05, 2019
  1.  Perdorni krem me faktore kunder diellit ne cdo kohe

Kur kemi qene te vegjel, kremin kunder diellit e kemi perdorur te ditet qe luanim jashte ose ne plazh. Nderkohe  qe eshte shume e rendesishme qe e kemi perdorur ne ato raste, eshte po aq e rendesishme qe te perdoret edhe gjate diteve kur nuk jane me diell dhe cdo dite midis tyre. Pavaresisht sesi eshte duket qielli, mund te prekeni nga rrezet e rrezikshme te ultra violet, te cilat mund te shkakojne lekure te rrudhur para kohe dhe disa lloj kancer. Per te ulur keto rrisqe, eshte vitale aplikimi I kremit me faktore kunder rrezeve te diellit si rutine e kujdesit te lekures.

  1. Larje e dyfishte

A perdorni shume makeup gjate perditshmerise ne qytetin plot smog? Po per djersitjen? Cfaredo qofte rasti, larja e dyfishte mund te behet miku me i ngushte i lekures suaj. Kur e lani fytyren tuaj me dy hapa, jeni te afte per te hequr makeup-in dhe te gjitha papastertite per tu siguruar qe nuk do te qendrojne ne siperfaqe te lekures. Filloni me pastrues te bute dhe me pas vazhdon me pastrues zbutes.

  1. Aplikoni hidratues mbas larjeve

Pastrami i fytyres eshte nje fillim i shkelqyeshem por pa e hidratuar menjehere, jeni duke humbur nje hap vital. Kur aplikoni hidratues nderkohe qe lekura eshte akoma e lagur mbas larjes, jeni ne gjendje per te perthithur te gjithe hidratuesin ne menyre qe te ndihmoje te ruaj hidratimin gjate gjithe dites.

  1. Masazhojeni fytyren nderkohe qe e pastroni dhe e hidratoni

Ne vend te nje pastrimi te shpejte, merrni kohen per ta pastruar dhe hidratuar fytyren tuaj. Kur merrni kohen per te masazhuar produktin ne fytyre perpara shperlarjes, jeni ne gjendje per te rritur qarkullimin e gjakur dhe krijoni nje kompleks te fresket.

  1. Aplikoni produktet ne rendin e duhur

Nqse deshironi qe produktet qe depertojne me mire ne fytyre duke patur rezultat, sigurohuni ti aplikoni sipas rendit te duhur. Shume dermatologe rekomandojne qe produktet e kujdesit te lekures te aplikohen nga me i lehti tek ai me i rende.

  1. Pershatni maska te ndryshme sipas nevojave te lekures suaj

Kur krijoni maska te ndryshme, aplikoni maskat e ndryshme te fytyres ne zona te ndryshme te lekures duke i pershtatur produktin sipas nevojes se zones specifike.

  1. Krijoni nje rutine te rregullt per eksfolacion

Eksfolacioni eshte celesi per lekure te shnderritshme. Kur largoni qelizat e vdekura te lekures, siperfaqja e lekures do te duket me radiante. Gjithsesi, duhet patur ne mendje qe nqse lekura juaj duket e lodhur, gjeja e fundit qe do deshironit te benit eshte te beni pastrim te thelle te forte. Kjo do te demtoj lekuren tuaj dhe nuk do merrni rezultatet qe kerkonit.

  1. Mos fli me makeup

Te gjithe kemi qene te lodhur nga dita dhe gjithcka qe kemi dashur eshte te shkojme ne shtrat. Por, kur ju ze gjumi me makeup do kete tendence te krijoj pore te mbyllura dhe kjo do te sjell pucrrat. Per kete arsye ju duhet gjithmone te lani fytyren me pastrues te bute per te pastruar te gjitha papastertite, bakteriet dhe makeup-in perpara se te shkoni ne shtrat.

  1. Perdorni spray freskues (facial mist)

Nqse keni pare gra sa majtas djathtas duke sprucuar ne mes te dites dhe deshironi te jeni pjese e ketij trendi te kujdesit te lekures, duhet te dini se spray eshte produkt me shume benefite kur jeni duke perdorur spray me formulim te vecante.

  • Mbani letra te lagura ose uje micellar ne canten tuaj te palestres

Pa nje larje te shpejte mbas ushtrimeve ne palester, djersja perzihet me lekuren tuaj. Kur nuk e lani menjehere, ju rrezikoni te mbyllni poret ne siperfaqe. Ne rekomandojme te mbani letra te lagura ose nje shishe me uje micellar kur ju duhet ta lani fytyren ne shpejtesi. Vetem me nje rreshqitje ju jeni te afte per te ulur rrezikun e krijimit te pucrrave nga djersitja.

  • Pershtateni llojin e maskes me leter

Kur behet fjale per maskat me leter, nje madhesi nuk u pershtatet te gjitheve. Ju mund ta beni masken t’ju pershtatet me shume fytyres suaj me nje pale gersheri duke prere anet. Per me shume rehati, preni pak nga anet e hundes pergjate vrimave te syrit per ta pershtatur mbas fytyres.

  • Flini mire

Duke privuar trupin nga gjumi jo vetem qe ka efekte negative ne produktivitet, por demton edhe lekuren tuaj. Ne nje studim eshte treguar se cilesia e dobet e gjumit mund te rris shenjat e moshes dhe redukton funksionet e barriers se lekures. Per ta mbajtur lekuren te duket dhe te ndihet ne formen me te mire, mundohuni te plotesoni oret e rekomanduara te gjumit cdo nate.

  • Trajtoni qafen njelloj si fytyren tuaj

Duke qene se qafa eshte nje nga zonat qe ne neglizhojme ne rutinen tone te kujdesit te lekures, shenjat e dukshme te moshes do behen problem serioz. Per te ndihmuar ne kete ceshtje, perdorini produktet nga rutina juaj e fytyres poshte deri ne qafe. Sigurohuni te hidratoni qafen tuaj perdite dhe asnjere mos harroni te aplikoni mbrojtje kunder diellit gjithashtu.

  • Beni pastrim te thelle te gjate, jo te ashper

Nqse jeni duke u munduar ti jepni lekures suaj pastrim te thelle, mundohuni ta masazhoni lehtesisht disa sekonda me shume, ne vende qe ta masazhoni ashper. Duke patur afrim me te bute dhe me te gjate me lekuren tuaj, do ndihmoje te eleminoje papastertite e poreve e mbuluara pa shkaktuar irritime.

  • Qetesohuni

Mundohuni te relaksoheni. Ne nje studim eshte treguar se stresi psikologjik, kryesisht te adoleshentet rrisin rriskun e krijimit te akneve. Prandaj gjeni metoda sesi mund te clironi stresin dhe te qetesoni nervat. Uluni ne divanin tuaj te preferuar me nje liber terheqes, degjoni muzike te lehte apo cfaredo qe ju ndihmon me u ctendosur.

  • Mos i lepini buzet

Nqse keni buze te thate, eshte tentuese qe ti lepini ne menyre qe te gjeni sadopak lehtesim. Kjo vetem sa do shtoj thatesine e tyre, prandaj me mire perdorni skrub per buzet. Kjo do ndihmoje qe te hiqni lekuren e thate. Per te shtuar perseri hidratim, ndiqeni me zbutesin e buzeve tuaj te preferuar.

  • Krijoni nje regjim per kohen e nates dhe permbajuni asaj

Ju duhet te ndiqni nje regjim te duhet per kujdesin e lekures per naten ne menyre qe te pastroni cdo papasterti te dites qe lekura ka patur kontakt. Nqse ju jeni minimalist, rutine e thjeshte me 3 hapa do e bej trukun, pastrues, tonifikues dhe hidratues perpara se te shkoni ne shtrat. Per ta zgjeruar, shtoni kremin e syve, serumin ose mask.

  • Kushtojini vemendje irritanteve

Nqse keni lekure sensitive, produktet qe jane te formuluara me fragrance, paraben, sulfate dhe cdo ingredient tjeter I ashper mund te behet I rrezikshem per lekuren tuaj. Per te ulur rrezikun e irritimeve, kerkoni produkte qe e kane te shkruajtur qe jane formuluar per lekure sensitive ose qe jane te pershtatshme ne perdorim per llojin e lekures sensitive.

  • Perdorni produktet sic rekomandohen

Mos perdorni scrub qe jane te formuluar per lekuren e trupin ne fytyre. Kjo scrub-e nuk jane te bute dhe mund te shkaktojne irritime. Kur jeni ne dyshim, ndiqni udhezimet qe jane te listuara ne paketimin e produktit.

  • Ndryshoni menyren sesi flini

Nderkohe qe flini me kurriz mund te jete e veshtire per tu pershtatur, por mund ti bej lekures se fytyres shume favore. E fjetura ne krah ose me stomak mund te shkaktoje vija ekspresimi ne fytyren tuaj dhe ky veprim I perseritur mund te shkaktoj rrudha me kalimin e kohes. Mundohuni te rregulloni pozicionin e gjumit, lekura juaj do t’ju falenderoj.

  • Pini uje

Pirja mjaftueshem e ujit eshte shume e rendesishme. Studimet kane treguar qe pirja e mjaftueshme e ujit cdo dite ndihmon ne aparencen superficiale te lekures suaj.

Kthehu ne fillim