Kontakt: +355 67 60 60 891
  • Sete Makeupi ne ULJE
  • Produktet UMF -40% ULJE

17 produkte esenciale makeup-i që çdo femër duhet t'i ketë

on November 24, 2019
Pavaresisht nqse jeni e re ne makeup apo keni kohe qe eksperimentoni, eshte e nevojshme te keni nje koleksion me makeup-e thelbesore, qe do t’ju lejojne te krijoni pamjen tuaj ne perditshmeri. Pasi keni pervetesuar bazat e makeup-it, eshte shume me e lehte te shtosh ne koleksionin e makeup-it produkte te trendeve te fundit. Per fytyren 1. Primeri i fytyres Disa njerez mendojne se primeri i fytyres nuk eshte i nevojshem, e disa mendojne se eshte nje hap vital ne rutinen e makeup-it. Ekstraktet e primerit te fytyres kane efekt ne lekuren tuaj dhe makeup-i mund te ndryshoje, por qellimi kryesor eshte qe te mbaj lekuren te lemuar dhe makeup-i te duket sikur sa eshte vene. Pavaresisht llojit te lekures suaj, ka primer per secilen nga ju, nqse jeni duke kerkuar nje formule kunder yndyres ose akneve, hidratues, korrektor me ngjyre, etj. 2. Fondatina Fondatina eshte pjesa me e veshtire e rutines se makeup-it per tu arritur sic duhet, por ju jo vetem qe duhet te merrni ne konsiderate llojin e mbulimit qe deshironi por edhe llojin e lekures e nen ngjyrat e tij. 3. Kremi BB Eshte nje opsion I perkryer nqse je duke kerkuar dicka qe ka edhe perfitime per kujdesin e lekures si psh hidratues ose primer. Pervec kesaj, nqse jeni e re ne boten e makeup-it, nje krem BB i mire eshte madje nje fillim me i mire sesa fondatina, sepse eshte me i lehte ne lekure dhe eshte i veshtire per ta tepruar dhe mund te aplikohet me gishta. 4. Korrektor Nqse keni akne, rradhe te zinj, cdo lloj mos pigmentimi, korrektori eshte i domosdoshem. Korrektoret vijne me mbulim maksimal dhe me mbulim mesatar dhe secilen qe zgjedh varet nga sa jeni duke u munduar te mbuloni. Kur zgjidhni nje korrektor per akne dhe/ose per pigmentim, gjeni nje ngjyre qe eshte me e aferta e mundshme me fondatinen/kremin BB per nje pamje sa me natyrale. Rradhet e zinj jane me pak me te komplikuar, sepse kane variacion ne ngjyra dhe sesi duken ne ngjyra te ndryshme te lekures, por ne pergjithesi, eshte ide e mire per te perdorur korrektor me nuaca pjeshke per ti mbuluar. 5. Blush Vendosja e blush-it ka nje efekt gjigand ne pamjen e pergjithshme. Blush-i eshte i nevojshem nqse jeni duke perdorur nje fondatine me mbulim, e cila mund te le lekuren tuaj te duket pa ngjyre. Blush vjen ne formule pluhur, xheli dhe kremi, ajo qe eshte me e perdorshmja eshte blush me formule pluhur. Kur zgjidhni ngjyren e blush-it, zgjidhni ngjyre qe do t’ju jap ngjyrimin natyral. Pavaresisht ngjyres se lekures suaj, beni kujdes te mos zgjidhni ngjyra te hapura ose te tejkaloni me aplikimin sepse keto do t’ju bejne te dukeni si kloun. Ne pergjithesi, nuancat roze dhe pjeshke funksionojne me se mire me ngjyrat e lekures se hapur dhe medium, kurse nuancat lejla, geshtenje funksionojne me mire me ngjyrat e lekures se mbyllur. 6. Highlighteru Si cdo nga produktet e tjera te kozmetikes, highlighteri vjen ne variacion formulash: pluhur, krem, likuid, stik. Secila nga keto formula kane benefitet e tyre te vecanta, por per fillestare me e mira eshte formula pluhur ose stick, pasi eshte me e lehte per te punuar me to. Metoda me e sigurt per aplikimin e highlighterit eshte te aplikoni lehtesisht ne mesin e hundes, ne pjesen e siperme te mollezave, ne mes te buzes dhe poshte vetullave. Mund te perdorni highlighterin edhe si hije syri. 7. Bronzer Nqse deshironi te keni pamjen e nxirjes nga dielli, perdorimi i ngjyre se duhur eshte esenciale. Me e mira eshte te mos shkosh me erret se 1 ose 2 ngjyra me e erret se ngjyra natyrale e lekures suaj dhe ose aplikojeni ne pjeset me te larta te fytyres per nje shkelqim te shendetshme ose ne kocken e faqes per nje pamje me te kompletuar. Ne te dyja rastet perdorni dore te lehte dhe sfumojeni mire. Per i perket mat apo me shkelqim, varet nga pjesa tjeter e makeup-it, nqse produktet e tjera jane mat dhe deshironi ti jepni shkelqim, mund t’i veni pak shkelqim, por nqse keni perdorur produkte te tjera me shkelqim, me e mira eshte te perdorni bronzer me formule mat qe te evitoni shkelqimin e tepert. 8. Fiksuesi spray ose pluhur Ashtu si primeri i fytyres, fiksuesi spray/pluhur ndihmon per te mbajtur makeup-in ne vend gjithe diten. Ka formula te ndryshme ne varesi ne perfundimit qe deshironi dhe cfare benefitesh ka per kujdesin e lekures. Nqse deshironi qe makeup-i te qendroje sa me gjate, mos e lini kete hap. Per syte 9. Primeri i syve Nje primer i mire duhet te ndaloj makeup-in e syrit nga rreshkitja, zbehja dhe ndarja, por duhet te kete formule qe te mbaj ngjyren ashtu sic gjate gjithe dites. Kini ne mendje se primeri i syve nuk eshte vetem per ata me lekure te yndyrshme por ka shume formula me hidratues, ngjyre korrigjues dhe me benefite kunder moshes. 10. Hijet e syrit Hijet e syrit jane nje nga produktet me te preferuar, pasi vijne ne shume ngjyra dhe ne shume perfundime e mund te perdoren ne shume menyra te ndryshme. 11. Rimeli Rimeli ka nje menyre magjike te beje syrin te duket ndryshe dhe vjen ne pafundsi formulash qe zgjasin, perthyjne qerpiket dhe qe i bejne qerpiket me te plote. E zeza eshte me e perdorshmja, por ka edhe ngjyra te tjera nqse ju pelqen te eksperimentoni. 12. Peneli Peneli, ashtu si rimeli, i jep pamjes dicka ekstra qe i mungonte. Mund te perdorni penelin edhe ne pjesen e brendshme te qerpikeve per ti dhene atyre nje pamje me te plote. Ne fakt ka lapsa per syte dhe produkte kohl qe jane te vecanta per zonat me sensitive. 13. Produktet e vetullave Produktet e vetullave vijne ne shume variacione formulash, duke perfshire, lapsin, pluhurin, ne forme rimeli, pomade, dylli dhe xheli dhe secilen qe do zgjidhni do varet nga nevojat tuaja. Edhe nqse kerkon nje pamje natyrale ose nqse kerkoni nje pamje me dramatike, sigurohuni te perdorni dore te lehte dhe gradualisht ndertoni intensitetin. Gjithashtu zbehja dramatike dhe harqet e mprehta shpesh mund te jene shume per jeten reale, prandaj nqse jeni ne dyshim, thjesht ndiqni formen e vetulles suaj natyrale. Per buzet 14. Shkelqyes buzesh Shkelqyesi i buzeve eshte bere i populluar ne mesin e viteve 2000, por edhe ne kohet e fundit ka rifituar popullaritet. Perdorni shkelqyes buzesh kur jeni ne nxitim, kur nuk keni pasqyre, ose kur gjithe pamja juaj eshte me dramatike dhe kerkon dicka te lehte per tek buzet. 15. Buzekuq Nuk mund te mohojme qe buzekuqet kane periudhen e tyre me te madhe tani, edhe nqse perdorni likuid ose jo; me perfundim me shkelqim, satin apo mat, ka padyshim nje buzekuq qe do t’ju pershtatet nevojave tuaja. Per fillestaret do t’ju rekomandonim te fillonit me ngjyre qe eshte e ngjashme me ngjyren e buzeve tuaj natyral, sepse eshte me e lehte per tu vene. Si t’ja keni marr doren, eshte ide e mire te gjeni nje ngjyre klasike (e kuqja), qe ju mund ta perdorni ne raste te vecanta. Mjetet 16. Furcat Furcat per te cilat kerkoni perfshijne; furca e fytyres (per aplikimin e fondatines), furce me kend(per aplikimin e blush/bronzer ne fytyre), furce per highlighter, furce per pluhur dhe furce sfumimi per hijet e syve. 17. Aplikues Sa per lloje te tjera aplikuesish, preferohet te perdoret sfungjer per aplikimin e fondatines ne vend te furcave, por kjo varet nga preferenca juaj.
Kthehu ne fillim